RTV AHIRETI
Lajme

Aksion në veri, Elshani: Po evidentohet prona e sekuestruar

aksion-ne-veri,-elshani:-po-evidentohet-prona-e-sekuestruar

Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey”, e cila është pronë e ish-zyrtarit të Listës serbe të sanksionuar nga SHBA, Millan Radoiçiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një prononcim për Telegrafin tha se Agjencia është duke bërë evidentimin e pronave të sekuestruara në veri.

“Agjencia është duke duke bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar në veri”, tha shkurt Elshani.

Ndryshe, më 4 prill, gjatë një aksioni në veri të Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – të gjitha këto prona të Milan Radoiçiqit, i cili është autori dhe organizatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë. /Telegrafi/

The post Aksion në veri, Elshani: Po evidentohet prona e sekuestruar first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kosova tash e dy vjet pa asnjë njohje

admin

Franca organizon konferencën ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës

admin

Zyra e qeverisë së Gazës thotë se Izraeli vazhdimisht bombardon njerëzit në zona “të sigurta”.

admin