RTV AHIRETI
Lajme

Scholzi ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

scholzi-ia-rikujton-vuciqit-zotimet-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-ohrit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka biseduar sot me telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i Qeverisë federale, Steffen Hebestreit, tha se Scholzi ia ka sqaruar Vuçiqit “angazhimet e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”.

“Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai, gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Hebestreit

Ai tha se kancelari gjerman dhe presidenti serb “ranë dakord ta vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të qëndrojnë në kontakt”.

Scholzi dhe Vuçiqi njoftohet se “shkëmbyen mendime për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve”.

Vuçiqi tha paraprakisht se ka biseduar me Scholzin lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

The post Scholzi ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Gjermani, aktivistët protestojnë kundër blerjes së avionëve luftarakë F-35

admin

Gjenden simbole naziste dhe pornografi me fëmijë në mesazhet e policisë gjermane

rezart morina

Osmani: Me Ramën diskutuam për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare

admin