RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK e gatshme për zgjedhje pas darkës Kurti-Krasniqi

ldk-e-gatshme-per-zgjedhje-pas-darkes-kurti-krasniqi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, pasi para pak minutash kryeministri Kurti kërkoi bashkëpunimin e opozitës për mbajtjen e tyre.

Por Haziri vlerësoi se “kryeministri nuk është gati”.

“Nga sonte nga nesër fillon me u numëru mbrapsht koha për zgjedhje, sa i përket LDK-së gati në çdo kohë, por nuk po besoj që kryeministri është gati. Ka fillu me u akomodu dhe po i intereson më shumë një mandat kalendarik sesa një mandat me agjendë të realizuar”, tha Haziri në Pressing.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Kurti tha se në takim u diskutua për zgjedhjet e reja dhe sipas tij stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

Related posts

Presidenti sirian përjashton ndërhyrjen ushtarake në Liban, mbështet monopolin shtetëror mbi armët

RTI

Pse Libani duhet t’i bashkohet Paktit të Mekës

Kushtrim Guraj

Gjenden simbole naziste dhe pornografi me fëmijë në mesazhet e policisë gjermane

Muhamet Ramadani