RTV AHIRETI
Lajme

Operacion në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, ndalohet kontrabanda e mallrave me vlerë 30 mijë euro

operacion-ne-kufirin-kosove-maqedoni-e-veriut,-ndalohet-kontrabanda-e-mallrave-me-vlere-30-mije-euro

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës së mallrave në vlerë 30 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Me datën 21.05.2024 njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim: sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth 70,000 copë, filterë Gentelmen rreth 450,000 copë, kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg, 28 palë këpucë, 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe 2 pasqyra.

“Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës”, theksohet në njoftim.

The post Operacion në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, ndalohet kontrabanda e mallrave me vlerë 30 mijë euro first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Protestë në Zvicër pas vetëvrasjes së imigrantit afgan të cilit iu refuzua kërkesa për azil

admin

Erdoğan i bën thirrje komunitetit global të mbrojë fëmijët e Gazës

RTI

Greqi: Priten temperatura deri në 45 gradë Celsius në disa rajone

admin