RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi: Priten temperatura deri në 45 gradë Celsius në disa rajone

greqi:-priten-temperatura-deri-ne-45-grade-celsius-ne-disa-rajone

Faza e dytë e valës së të nxehtit të vazhdueshme që filloi të premten po pushton Greqinë të shtunën, ndërsa temperaturat pritet të rriten më tej të dielën, sipas raportit të publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit (EMY).

Temperaturat pritet të rriten deri në 43 gradë Celsius në pjesë të Greqisë të shtunën, ndërsa mund të arrijnë deri në 45 gradë Celsius në pjesët lindore të vendit të dielën.

”Pas një qetësie të shkurtër të hënën, kur temperaturat pritet të ulen me 2-5 gradë Celsius, një valë e tretë shumë intensive do të godasë vendin nga e marta”, deklaroi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Kjo valë e re e të nxehtit pritet të vazhdojë deri të enjten e 27 korrikut. /atsh

Related posts

“Wall Street Journal”: Negociatat në Oman, Irani refuzon kërkesën e SHBA-ve për të ndaluar pasurimin e uraniumit!

admin

Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Muhamet Ramadani

New York Times has në reagime në Twitter pasi sulmin terrorist në Stamboll e ndërlidh me “turizmin”

admin