RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli mbyll transmetimin e drejtpërdrejtë të Associated Press nga Gaza

izraeli-mbyll-transmetimin-e-drejtperdrejte-te-associated-press-nga-gaza

Zyrtarët izraelitë të Ministrisë së Komunikimeve urdhëruan mbylljen e transmetimit të drejtpërdrejtë nga qyteti jugor izraelit i Sderot në Gazën veriore, të cilën Associated Press (AP) ua ofron klientëve të saj, përfshirë Al Jazeeras.
Pavarësisht refuzimit të AP, kamera e tyre u konfiskua dhe ata u udhëzuan të ndalonin transmetimin.
AP dënoi veprimet e qeverisë izraelite, duke deklaruar se ato nuk bazoheshin në përmbajtje, por në një keqpërdorim të dyshuar të ligjit për transmetuesit e huaj.
AP u kërkoi autoriteteve izraelite të kthejnë pajisjet e tyre dhe t’i lejojnë ata të rifillojnë transmetimin e drejtpërdrejtë, i cili u shërben mijëra mediave në mbarë botën.
Ky incident pason shënjestrimin e Al Jazeera nga qeveria izraelite dhe tani shtrihet në AP me pretekstin e zbatimit të ligjit për transmetuesit e huaj. /mesazhi

Related posts

Bashkimi Afrikan u kërkon udhëheqësve të puçit në Niger të kthehen në kazerma

admin

Mediat në SHBA: Izraeli dhe Hamasi pranë arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve

admin

Temperaturat rekord në Evropë në 2022 çuan në më shumë se 61 mijë vdekje

Muhamet Ramadani