RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat në SHBA: Izraeli dhe Hamasi pranë arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve

mediat-ne-shba:-izraeli-dhe-hamasi-prane-arritjes-se-marreveshjes-per-shkembimin-e-pengjeve

Mediat në SHBA pretendojnë se brenda disa ditëve mund të arrihet marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve gra dhe fëmijëve izraelitë në këmbim për lirimin e të burgosurve gra dhe fëmijëve palestinezë, transmeton Anadolu.

Një zyrtar i lartë izraelit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka folur për gazetën “The Washington Post” duke pretenduar se Izraeli dhe Hamasi kanë “rënë dakord mbi linjat e përgjithshme të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve” që do të sigurojë lirimin e grave dhe fëmijëve dhe se është planifikuar që gratë dhe fëmijët izraelitë dhe palestinezë të lirohen njëkohësisht në formën e grupeve.

Në kuadër të marrëveshjes për të cilën thuhet se ka mundësi të arrihet brenda disa ditësh, zyrtari izraelit ka mbrojtur idenë e tij se do të shpallet armëpushim 5 ditor i cili do të sigurojë mundësi për mbërritjen e pengjeve në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe rritjen e hyrjes së ndihmave humanitare për Gazën.

Në lajm vihet në dukje se marrëveshja është “formësuar” në bashkëpunimin e Izraelit, Katarit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA). Pretendohet se Izraeli ka kërkuar nga Katari që “të kryejë jo vetëm ndërmjetësim por të përdorë edhe ndikimin që Hamasi të lirojë pengjet”.

– Hamasi: Izraeli e ka shtyrë çështjen e shkëmbimit të pengjeve

Zëdhënësi i Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida në një regjistrim zanor të publikuar në kanalin Telegram të Hamasit, bëri të ditur se ndërmjetësit nga Katari gjatë gjithë javës së kaluar punuan për lirimin e 200 fëmijëve dhe 25 grave palestineze në këmbim të pengjeve izraelite në Gaza.

“Izraeli dëshiron lirimin e 100 grave dhe fëmijëve në Gaza”, tha Obaida i cili shtoi se ndërmjetësuesve u kanë përcjellë që Kassam me një armëpushim 5 ditor mund të lirojë 50 gra dhe fëmijë dhe se kjo shifër mund të arrijë në 70.

Ai tha se kanë kërkuar që marrëveshja që do të bëhet për shkëmbimin e pengjeve, të përfshijë një armëpushim dhe hyrjen e ndihmave humanitare. Obaida theksoi se “Izraeli e ka shtyrë dhe i është shmangur kësaj çështjeje”.

Related posts

Mijëra hebrenj udhëtojnë nga Izraeli në Administratën qipriote greke

rezart morina

Shefi i OKB-së për UNRWA: “Duhet të plotësohen nevojat urgjente të popullsisë së dëshpëruar”

admin

Gjobë 150-euroshe para konfiskimit të automjeteve me targa ilegale

admin6