RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Belgjika duhet ta njohë Palestinën ashtu si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja”

“belgjika-duhet-ta-njohe-palestinen-ashtu-si-norvegjia,-irlanda-dhe-spanja”

Zëvendëskryeministrja e Belgjikës, Petra de Sutter deklaroi se vendi i saj duhet ta njohë shtetin e Palestinës ashtu si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë në median sociale, duke ndarë tekstin e një lajmi për vendimin e Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës, De Sutter tha: “Belgjika duhet të ndjekë Norvegjinë, Irlandën dhe Spanjën”.

“Tashmë është koha për të njohur të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, përfshirë të drejtën për shtet të pavarur”, tha De Sutter e cila shtoi se ajo do të luftojë sot për këtë në punimet e qeverisë, ashtu siç ka bërë prej muajsh.

De Sutter edhe më parë ka dhënë deklarata të ngjashme.

Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib në deklaratat e bëra lidhur me çështjen thotë se në vendin e saj ka marrëveshje për njohjen e shtetit të Palestinës mes qeverive rajonale, por ky është një vendim i cili do të bëhet i ditur “kur të vijë koha”.

Related posts

Studentja turke përballet me diskriminim në Suedi për shkak të qëndrimit të Ankarasë për anëtarësimin në NATO

admin

Princi saudit i kurorës takon klerikun shiit të Irakut

admin

OKB: Jemi të shqetësuar nga rritja e rasteve të përdhunimit ku janë përfshirë ushtarët izraelitë

rezart morina