RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

krasniqi-i-dergon-leter-kurtit,-abdixhikut-dhe-haradinajt-per-mbajtjen-e-zgjedhjeve-te-parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë ketër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi thotë se zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një kuvend funksional.

“Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik. Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afatave ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj.

Ai i ka ftuar partitë parlamentare që të koordinohen dhe të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.

Related posts

SHBA-ja arreston figurat kyçe të kartelit meksikan të drogës

rezart morina

A e duam demokracinë?

rezart morina

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme miratoi disa pika nga seancat e papërfunduara

admin