RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lansohet në e-Kosova paraqitja online e provimit të maturës

lansohet-ne-e-kosova-paraqitja-online-e-provimit-te-matures

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas njoftimit të MAShT-it thuhet se paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përfshirë në proces nxënësit, shkollat, komunat dhe MAShTI.

“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online. Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informative”, thuhet në njoftim.

Related posts

Forcat izraelite bastisin një qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestojnë disa palestinezë

admin

VIDEO/ Skandal në Serbi, ndeshja e kickbox-it del nga “zinxhirët”, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

admin

Nis hetimi për incidentin në minierën e Trepçës, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Hevzi