RTV AHIRETI
Lajme

Goditet avokati i ish-kryeministrit Berisha, autorët ende të paidentifikuar

goditet-avokati-i-ish-kryeministrit-berisha,-autoret-ende-te-paidentifikuar

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë goditur avokatin duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore.

Mëngjesi është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 

The post Goditet avokati i ish-kryeministrit Berisha, autorët ende të paidentifikuar first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidenti sirian falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën “e madhe” pas tërmetit

admin

Fëmijët në Gaza kanë paguar çmimin më të lartë në këtë krizë thonë nga Save the Children

admin

Rikthehen infektimet dhe vdekjet me Covid–19 në Kosovë

admin