RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Autorët e sulmit ndaj KFOR-it ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi

osmani:-autoret-e-sulmit-ndaj-kfor-it-ende-vrapojne-te-lire-neper-serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar për sulmet e 29 majit ndaj ushtarëve të NATO-s në veri të Kosovës, ku u plagosën 93 ushtarë.

Osmani tha se ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi autorët e grupeve kriminale dhe krerët e bandës.

“Dje u bë një vit nga sulmet e 29 majit ndaj ushtarëve të NATO-s në veri të Kosovës. Siç dëshmohet qartë nga pamjet video dhe hetimet kriminale të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, disa me lëndime të rënda, përmes sulmeve nga grupet e krimit të organizuar serbë me urdhra të qarta politike nga regjimi i Vuçiqit dhe krerët e bandës së tij. Autorët, të cilët ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi!’, ka shkruar presidentja në platformë “X”

Related posts

Ush’tria iz’raelite pretendon se ka vr’arë një ko’mandant të Ha’masit në Ga’za

rezart morina

Çuçi: Dronët në ndihmë të punonjësve të Policisë Rrugore

admin

Serbët dorëzojnë kërkesë për peticion për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri

admin6