RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kafja apo çaji, ja cila është më e shëndetshme

kafja-apo-caji,-ja-cila-eshte-me-e-shendetshme

Një kafe e nxehtë mund t’jua rris nivelet e energjisë në mëngjes, ndërsa një tas çaj mund t’ju relaksojë pas një dite me stres.Hulumtimet e fundit thonë se të dyja kanë efekte të mira shëndetësore dhe nuk ka shumë rëndësi se cilën konsumoni. Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi e ka hequr kafenë nga lista e produkteve të dyshuara si kanceroze, e gjithashtu disa hulumtime të reja kanë treguar se kafja mund ta shmangë rishfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. Studime tjera sugjerojnë se kafja mund ta parandalojë edhe Alzheimerin.

Sa i përket çajit, hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e çajit kanë më pak mundësi të vuajnë nga kanceri i lëkurës, gjirit dhe prostatës.Çaji i gjelbër, në veçanti, është i pasur me antioksidantë të cilët e limitojnë dëmtimin e qelizave dhe e përmirësojnë sistemin e imunitetit.

Por, a është njëra më e mirë se tjetra?Ekspertët thonë se kjo është paksa e vështirë të vendoset. Kjo për shkak se është e vështirë të ndahen përbërësit e tyre të ndryshëm, rolin e tyre në dietën tuaj dhe efektet që i kanë në sistemin trupor.

Prandaj, sipas ekspertëve, nuk është se njëra është më e mirë se tjetra, apo njëra shkakton më shumë dëme se tjetra. Konsumimi i tyre në sasi të duhura ndihmon që të keni një trup të shëndetshëm.

Related posts

Çfarë duhet të konsumoni për të rritur imunitetin?

admin

Pse shfaqen njolla të bardha në thonjtë dhe kur duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun

admin

Buka ju ndihmon të bini nga pesha nëse shmangni këto gabime

admin