RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm turk takon Sekretarin amerikan të Shtetit në Pragë

ministri-i-jashtem-turk-takon-sekretarin-amerikan-te-shtetit-ne-prage

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua sot me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, njoftoi Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.

“Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan u takua me Antony Blinken, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, në margjinat e takimit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Pragë”, tha ministria në X.

Më shumë informacion nuk u dha, por sipas burimeve diplomatike, diskutimet mes dy kryediplomatëve u fokusuan në një armëpushim në Gaza, përparimin në zgjidhjen me dy shtete, situatën në Ukrainë dhe përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve në disa vende afrikane.

Gjithashtu u përcollën pikëpamjet e Ankarasë për zhvillimet e fundit në Siri, si dhe u diskutuan tema me interes për aleancën përpara samitit të NATO-s që do të mbahet në Washington, thanë burimet.

Related posts

Nisin punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut

RTI

Televizioni shtetëror egjiptian: Arrihet marrëveshje midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza

rezart morina

Kurti uron kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje

rezart morina