RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Televizioni shtetëror egjiptian: Arrihet marrëveshje midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza

televizioni-shteteror-egjiptian:-arrihet-marreveshje-midis-izraelit-dhe-grupeve-palestineze-ne-gaza

Televizioni shtetëror egjiptian njoftoi se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe grupeve palestineze pas sulmeve në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu

Sipas televizionit shtetëror egjiptian Extra News, është arritur një armëpushim mes grupeve izraelite dhe palestineze në Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër, grupet e rezistencës palestineze dhe Izraeli nuk janë prononcuar ende në lidhje me armëpushimin.

Po ashtu, zëdhënësi i ushtrisë izraelite refuzoi të jepte komente pas pyetjes së korrespondentit të AA-së për armëpushimin.

Mediat izraelite dhe palestineze raportuan se Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara (OKB) po ndërmjetësonin mes palëve për një armëpushim.

Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës nga dita e djeshme kanë humbur jetën 20 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, kurse 37 janë plagosur.

Është bërë e ditur se tre persona nga personeli ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik ishin në mesin të vdekurve nga sulmet.

Ushtria izraelite sot goditi sërish disa zona në Gaza, ku qetësia mbizotëronte nga orët e natës.

Pas kësaj, një seri raketash u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Related posts

“Përgjegjës për shkatërrimin e marrëdhënieve dypalëshe!”- Sllovenia largoi nga vendi diplomatin rus, hakmerret Moska, dëbon ambasadorin

admin

Izraeli zotohet se do të ndjekë Hamasin “në Gaza dhe në mbarë botën”

Muhamet Ramadani

Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, kritik i ashpër i Donald Trump

admin