RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika nuk lejon shënjestrimin e territorit rus me ar’mët që ka furnizuar Ukrainën

belgjika-nuk-lejon-shenjestrimin-e-territorit-rus-me-ar’met-qe-ka-furnizuar-ukrainen

Ministrja e Mbrojtjes së Belgjikës, Ludivine Dedonder deklaroi se armët e dërguara në Ukrainë nuk mund të përdoren për të shënjestruar territorin e Rusisë, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve Belga të Belgjikës njoftoi se në një deklaratë nga Zyra e ministres Dedonder thuhet se qëndrimi i vendit lidhur me përdorimin e armëve të siguruara për ushtrinë ukrainase nuk ka ndryshuar.

Sipas kësaj, territori rus nuk mund të shënjestrohet me armët e dërguara nga Belgjika për Ukrainën.

Deklaratat e bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se “armët që kanë furnizuar Ukrainën nga vendet aleate duhet të mund të përdoren për të goditur territorin rus” kanë shkaktuar mosmarrëveshje dhe diskutime brenda Aleancës.

Disa vende kanë deklaruar se armët që ata kanë furnizuar nuk mund të përdoren për të goditur objektivat në Rusi, ndërsa disa vende kanë njoftuar se e lejojnë këtë.

Related posts

COVID-19 – Kina ndalon publikimin e shifrave të pandemisë ndërsa rastet rriten

admin

Prokuroria: Dejan Pantiqi u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të aspektit human, i njëjti kishte probleme shëndetësore

admin

Macron përdori përgjigjen e ChatGPT për të argumentuar mendimin e tij

admin