RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Të ndalet ba’rbari Ne’tanyahu, i cili po tërheq rajonin dhe botën drejt ka’tastrofës – VIDEO

erdogan:-te-ndalet-ba’rbari-ne’tanyahu,-i-cili-po-terheq-rajonin-dhe-boten-drejt-ka’tastrofes-–-video

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, “i cili po e tërheq zvarrë rajonin dhe gjithë botën drejt katastrofës”, duhet ndalur, raporton Anadolu.

“Ky lakmitar barbar, bandit dhe gjakatar i quajtur Netanyahu, i cili po tërheq zvarrë rajonin tonë dhe mbarë botën drejt katastrofës, duhet të ndalohet”, tha Erdoğan gjatë një fjalimi në kryeqytetin Ankara.

“Si Turqi, ne kundërshtojmë shtypjen, masakrën dhe padrejtësinë që ka ndodhur për 76 vjet në çdo platformë. Ne qëndrojmë me popullin palestinez me të gjitha mjetet tona”, shtoi ai.

Lidhur me luftën kundër terrorizmit, Erdoğan tha: “Turqia nuk mund të gjejë paqe ose të ndihet e sigurt derisa kënetat që prodhojnë terror në Irakun verior dhe Siri të thahen”.

Related posts

Konjufca shpreh skepticizëm për marrëveshjen me Serbinë

rezart morina

Sami Lushtaku del nga zyrat e EULEX-it

rezart morina

Ramiz Kelmendi: Dëmi nga zjarri në depo afër 35 milionë euro

admin