RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sami Lushtaku del nga zyrat e EULEX-it

sami-lushtaku-del-nga-zyrat-e-eulex-it

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku para pak momentesh ka dalë nga zyrat e EULEX-it.

Kështu kanë bërë të ditura burimet e teve1.info, të cilat deklaruan se i është konfiskuar telefoni.

Ndryshe, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, është ndaluar nga policia e Gjykatës Speciale të premten në mbrëmje.

Ai është dërguar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Për raportimet për ndalimin e Lushtakut ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku.

“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku. Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Lidhur me këtë Artan Qerkini, avokat i Selimit, tha se bastisja u krye nën dyshimin se ka prova për pengim të administrimit të drejtësisë, porse klienti i tij nuk është i dyshuar.

Avokati Qerkini u ankua për shkelje të të drejtave kushtetuese të Selimit. Ndërkaq, ai paralajmëroi ankesë për urdhrin e Gjykatës.

Related posts

Rusi, ndalohen aktivitetet e lëvizjes LGBT

rezart morina

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas me produkte ushqimore e higjienike

RTI

OKB: Të paktën 970 palestinezë në Kudsin Lindor rrezikohen nga dëbimi me forcë

rezart morina