RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ramiz Kelmendi: Dëmi nga zjarri në depo afër 35 milionë euro

ramiz-kelmendi:-demi-nga-zjarri-ne-depo-afer-35-milione-euro

Pronari i ELKOS Group, depo e së cilës kompani mori flakë gjatë mëngjesit të sotëm, ka reaguar sërish.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kelmendi ka treguar gjithë ngjarjen, ndërsa shtoi se edhe vet ka qenë i pranishëm, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai shtoi se do të përkujdeset për çështjen e të lënduarve, ndërsa operatorëve ekonomikë u ka thënë që të mos shqetësohen, sepse gëzon gjithë kapitalin e nevojshëm për të rimarrë veten.

“Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.
Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa”, tha ndër tjerash.

Related posts

Arabia Saudite do të presë 1000 të afërm të dëshmorëve dhe të burgosurve palestinez për haxh

Muhamet Ramadani

Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit, sugjeron se është në Afrikë

admin

Pse Islanda i mbylli derën Evropës?

Muhamet Ramadani