RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm me përkrahjen e SHBA-së

hovenier:-kosova-mund-te-perparoje-vetem-me-perkrahjen-e-shba-se

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatit kryesor të saj po përballen me mosmarrëveshje rreth vendimeve politike të qeverisë aktuale të Kosovës dhe shpërfillje të këshillave të qeverisë amerikane në raport me komunitetin serb në Kosovë.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, ambasadori Hovenier thotë se dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti nuk kanë të bëjë me anën ligjore të veprimeve, por me frymën dhe e tyre dhe pasojat konkrete tek komuniteti serb.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga qeveria e Kosovës të mos veprojë në mënyrë të njëanshme por të bashkëpunojë me Uashingtonin dhe aleatët e tjerë perëndimorë.

Related posts

Vdes pacienti që u hodh nga dritarja e një reparti në QKUK

admin

“Serbët e Kosovës po detyrohen të marrin pjesë në protestën e Vuçiqit”

admin

Policia kërkon ndihmë në arrestimin e një personi, dyshohet për vjedhje të rëndë

admin