RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja: Duhet të bëjmë gjithçka për ta bërë Iz’raelin të pajtohet me vendimet e GJND-së

spanja:-duhet-te-bejme-gjithcka-per-ta-bere-iz’raelin-te-pajtohet-me-vendimet-e-gjnd-se

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares ka deklaruar se “duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë Izraelin në përputhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)”, transmeton Anadolu.

“Ajo që kemi parë ditët e fundit është se masat paraprake, të detyrueshme për të gjitha palët, nuk po ndiqen. Fakti që ata nuk po bëjnë dallimin e objektivave ushtarake dhe civilëve, ata po sulmojnë spitalet dhe shkollat. Ne shohim se nuk ka vullnet për t’u pajtuar”, tha Albares në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais”.

Dje, Albares njoftoi se Spanja do t’i bashkohet çështjes gjyqësore të gjenocidit të Afrikës së Jugut në GJND, e cila ka urdhëruar Izraelin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrë masa për të garantuar që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza.

Forcat izraelite në enklavën palestineze kanë vrarë të paktën 36 mijë palestinezë që nga inkursioni ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Masa, tha Albares, nuk është për të “dalë kundër Izraelit”, por për të “ndalur luftën”. Ai shtoi se Spanja tashmë po punon për një raport, i cili mund të kalojë 100 faqe për rastin. “Në këtë dokument, ne po mbështesim punën e gjykatës, pa pretenduar ta zëvendësojmë atë”, tha ai.

I pyetur nëse Izraeli duhet të sanksionohet nëse nuk e respekton, ministri spanjoll nuk u përgjigj drejtpërdrejt, në vend të kësaj tha se kombet duhet të bëjnë “çdo gjë të mundshme” për ta detyruar qeverinë izraelite ta bëjë këtë.

Javën e kaluar, Spanja gjithashtu njohu Palestinën si shtet, së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën. Kjo lëvizje si dhe komentet nga zv/kryeministrja e ekstremit të majtë të Spanjës, Yolanda Diaz, nxitën Izraelin të njoftonte se do të pengojë konsullatën e Spanjës në Kudsin Lindor që të ofrojë shërbime për palestinezët.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz tha se konsullata spanjolle do të mbyllej nëse do të vazhdonte të funksiononte normalisht. Megjithatë, Albares konfirmmoi se konsullata vazhdon “të hapë dyert e saj me normalitet të plotë” dhe nuk po ndjek urdhrat e Izraelit.

Ai e justifikoi masën duke theksuar se konsullatat kanë “privilegje dhe imunitete të rregulluara me Konventat e Vjenës”.

“Konsullata në Kuds është gjithashtu unike. Ajo ka një status historik që daton nga mesi i shekullit të 19-të, nën Perandorinë Osmane, për të mbrojtur pelegrinët në Tokën e Shenjtë. Në vitin 1986, kur Spanja vendosi marrëdhënie me Izraelin, pati një shkëmbim notash diplomatike në të cilat u vërtetua se Izraeli do ta respektonte këtë status”, tha shefi i diplomacisë spanjolle.

Related posts

MAShT publikon rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës

admin

Netanyahu telefon presidentin Erdoğan për t’i shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Stamboll

admin

Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave

admin