RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MAShT publikon rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës

masht-publikon-rezultatet-e-afatit-te-dyte-te-provimit-te-matures

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të martën ka publikuar rezultatet e afatit të dytë, të provimit shtetëror të maturës.

Sipas rezultateve, nga 4476 maturantë sa i janë nënshtruar testit, vetëm 2726 maturantë apo 60.9% e kanë kaluar atë.

“Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator.MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në afatin e parë, provimin e kanë kaluar 13,342 maturantë apo 73.3% e tyre, nga 18,285 mijë nxënës të klasave të 12-ta sa kishin marrë pjesë.

Related posts

Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro

RTI

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

admin

Masakër në Sudan, sulm me dron gjatë një funerali, të paktën 40 njerëz të vdekur!

admin