Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se tashmë është hapur konkursi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për punonjës të rinj.
Vitia ka bërë të ditur se nga ky konkurs parashihet të pranohen: 200 infermierë, mami, teknik radiologjie, teknik farmacie, laborantë mjekësor, fizioterapeutë.
Gjithashtu ministri theksoi se së shpejti do të hapet edhe konkursi për rreth 70 mjekë specialist, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike
Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj.
200 infermierë të profileve të ndryshme si:
Infermierë të përgjithshëm
Mami
Teknik radiologjie
Teknik farmacie
Laborantë mjekësor
Fizioterapeutë
20 punëtorë mbështetës administrativ
8 ndihmës
Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë!
Konkurse tjera do të pasojnë…
Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.