RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

Italianët “sulmojnë” Shqipërinë me Scamaccan

italianet-“sulmojne”-shqiperine-me-scamaccan

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka vendosur për formacionin me të cilin do të paraqitet kundër Shqipërisë, të shtunën mbrëma në ndeshjen e parë të Grupit B në kuadër të “Euro 2024”.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Spalletti do të luaj me formacionin 4-2-3-1, ku sulmuesi i vetëm do të jetë Gianluca Scamacca i Atalantas.

Në portë tek Italia pritet të jetë Gianluigi Donnarumma, ndërsa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga Giovanni Di Lorenzo, Federico Dimarca që do të luajnë në krah, ndërsa në qendër do të jenë Gianluca Mancini e Alessandro Bastoni.

Para mbrojtjes do të vendosen mesfushorët Bryan Cristante e Jorginho, ndërsa sulmuesin Scamacca nga prapa do ta përkrah treshja Federico Chiesa, Lorenzo Pellegrini e Davide Fratessi.

Mesfushorët Nicolo Barella dhe Nicolo Fagioli edhe pse i janë bashkuar ekipit në stërvitje nuk pritet të aktivizohen kundër Shqipërisë.

Related posts

Tërmeti mori jetën e 11 punonjësve të medias në Adıyaman

rezart morina

Rritet në 38.345 numri i pa’lestinezëve të vrarë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin6

63 vjeçarja në Prishtinë dyshohet se u vra rreth orës 02:00, rasti në polici është paraqitur 04:40

admin