RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Gjakovës gjobitet me 20 mijë euro pasi publikoi të dhënat personale të qytetarëve

komuna-e-gjakoves-gjobitet-me-20-mije-euro-pasi-publikoi-te-dhenat-personale-te-qytetareve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i ka shqiptuar gjobë prej 20 mijë euro Komunës së Gjakovës pasi ka gjetur se publikuar në ueb faqen e saj zyrtare lista me të dhëna personale të qytetarëve të cilët kanë fituar subvencione shëndetësore për vitin 2024.

Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Gjakovës ka publikuar lista me të dhënat të ndjeshme si: emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, numrin personal, diagnozën e sëmundjes, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit të personave fizik që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024, si dhe shumën e përfituar.

Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka arsyetuar AIP.

Agjencia përmes vendimit e obligon komunën që t’i largojë listat me të dhëna.

Related posts

Turqi, Togg deri në fund të vitit do të prodhojë 28 mijë automobila elektrikë “T10X”

rezart morina

Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze

admin

Kurti e konsideron naive qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë

admin