RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja: Jemi të shqetësuar nga “thellimi” i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

shba-ja:-jemi-te-shqetesuar-nga-“thellimi”-i-marredhenieve-mes-rusise-dhe-korese-se-veriut

SHB-ja deklaroi se është e shqetësuar nga “thellimi” i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut kohët e fundit, transmeton Anadolu.

Këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, iu përgjigj pyetjeve në një konferencën ditore për shtyp.

Ndaj pyetjes lidhur me udhëtimin që presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë më 18-19 qershor në Korenë e Veriut, Kirby dha përgjigjen se “Nuk kemi shqetësim për këtë udhëtim. Shqetësimi ynë është thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Kirby theksoi se janë të shqetësuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve jo vetëm për shkak të ndikimit që do të ketë tek populli ukrainas përdorimi i raketave të Koresës së Veriut nga Rusia për të goditur objektivat në Ukrianë, por edhe sepse mund të ketë një pasojë që mund të ndikojnë në sigurinë e Gadishullit Korean.

Në rajon ende nuk kemi parë parametra shumë serioze, theksoi Kirby, i cili tha se “Sërish do ta ndjekim nga shumë, por nga shumë afër këtë”.

Related posts

“Afrika mund të flasë vetë, nuk ka nevojë për shërbime të ndërmjetësimit nga Parisi”

admin

Deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020, ja çfarë thotë aktpadi ndaj 11 republikanëve

admin

Afganistan, 21 të vdekur nga shpërthimi në një xhami

admin