RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë Bosnje e Hercegovinën në të gjitha sferat”

“turqia-do-te-vazhdoje-te-mbeshtese-bosnje-e-hercegovinen-ne-te-gjitha-sferat”

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës (BeH), Zukan Helez, pas takimit me ambasadorin turk në Sarajevë, Sadık Babür Girgin, tha se vendi i tij dhe Turqia kanë një histori të gjatë të miqësisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, ministri Helez theksoi rëndësinë e mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e BeH-së në NATO.

Në deklaratë thuhet se ambasadori turk Girgin u zotua se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë të mbështesë BeH-në në të gjitha fushat, përfshirë zhvillimet ushtarake dhe financiare.

Në takim ishin të pranishëm edhe koloneli Mustafa Sıtkı Tatar, atasheu ushtarak në Ambasadën e Turqisë në Sarajevë dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së BeH-së, Salko Beba.

Ministri Helez vizitoi Turqinë për herë të fundit në korrik për Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF-23).

Related posts

“Ne dëshirojmë të qeverisim!”- Marine Le Pen përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë: Nëse fitojmë nuk do të jem në qeveri, por…

admin

Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për një armëpushim të ri, ja kur nis dhe marrëveshja mes palëve

admin

Escobar të martën në Tiranë

Muhamet Ramadani