Zëvendësimi i kripës me zëvendësues të llojit që përmbajnë më pak natrium mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të hipertensionit tek të moshuarit me presion normal të gjakut.
Marrja e tepërt e natriumit – një përbërës kryesor i kripës – lidhet drejtpërdrejt me hipertensionin. Sa më i lartë të jetë marrja ditore e kripës, aq më e lartë është presioni sistolik i gjakut, shkruan Health News.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kohët e fundit ka bërë thirrje për “përpjekje masive” për të reduktuar marrjen globale të natriumit për të trajtuar hipertensionin si faktorin kryesor të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekshmërinë.
Një studim i ri i botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë shqyrtoi marrëdhënien midis zëvendësuesve të kripës dhe presionit të gjakut.
Studimi ekzaminoi 611 pjesëmarrës 55 vjeç e sipër, të cilët u ndanë në dy grupe: 313 pjesëmarrës zëvendësuan kripën e zakonshme me zëvendësuesit e kripës (me më pak natrium) dhe 298 pjesëmarrës vazhduan përdorimin e kripës së zakonshme.
Të gjithë pjesëmarrësit kishin presion normal të gjakut