RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Federata serbe kërcënon UEFA-n me largim nga Evropiani

federata-serbe-kercenon-uefa-n-me-largim-nga-evropiani

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), kërkon dënime për Shqipërinë dhe Kroacinë, për shkak të tifozëve, pas ndeshjes mes dy kombëtareve që u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe, Jovan Surbatoviq, ka thënë se tifozët e dy kombëtareve, kanë kënduar në kor kundër Serbisë.

Sipas tij, UEFA, duhet të dënojë dy kombëtaret. Madje, Federata Serbe, shkon deri aty, sa kërcënon institucionin më të lartë të futbollit në Evropë, se në rast se nuk dënohen Shqipëria dhe Kroacia, atëherë Serbia do të largohet nga Evropiani.

“Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Duhen dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë Shqipërinë dhe Kroacinë. Ne nuk do të marrim pjesë e Evropianit nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”, u shpreh Surbatoviq.

Ai i vlerësoi tifozët serbë si paqësorë dhe kanë pasur sjellje shembullore në Evropian. Ankesa nga serbët për tifozët e Shqipërisë dhe Kroacisë, duket absurde, duke ditur që vetëm pak ditë më parë, tifozët e tyre u përfshinë në sherr masiv me ata të Anglisë.

Gjithashtu tifozët serbë në stadium, nuk i kursyen thirrjet dhe pankartat kundër Kosovës. Kujtojmë gjithashtu se Serbia u dënua nga UEFA për sjellje antisportive të tifozëve brenda në stadium, raste të cilat Jovan Surbatoviq i konsideron të izoluara.

Ky kërcënim ndaj UEFA-së, mund t’i hapë probleme Federatës Serbe për të ardhmen, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë dënim me gjobë.

Related posts

Qeveria maqedonase miraton propozimin për ndryshime të Kushtetutës

admin

Tragjedi në Nigeri! Shembet shkolla teksa klasat ishin të mbushura me nxënës, humbin jetën 22 fëmijë, qindra të plagosur

admin

Vrasja e biznesmenit grek/ Kush e dha urdhrin për ekzekutimin gjakftohtë? “Kontrata e vdekjes” së 54-vjeçarit dyshohet se është nënshkruar në Mykonos

admin