RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria për vrasjen në Skenderaj: Ende nuk janë identifikuar personat pasi ishin me maska

prokuroria-per-vrasjen-ne-skenderaj:-ende-nuk-jane-identifikuar-personat-pasi-ishin-me-maska

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka deklaruar se ende nuk ka arritur që t’i identifikojë dy persona të dyshuar për vrasjen në Skenderaj.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni për teve1.info, i cili tha se sipas dëshmitarëve të dy personat kanë qenë të maskuar.

“Prokurorja ka qëndruar 3-4 orë në vendin e ngjarjes. Ajo çka dihet është se një person ka mbetur i vrarë, dy persona të dyshuar kanë qenë me maska sipas dëshmitarëve. Ende nuk janë identifikuar personat pasi që kanë qenë me maska, mirëpo jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore”, ka thënë Preteni.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Runik të Skenderajt një person ka mbetur i vrarë e tre të tjerë janë lënduar.

Një nga të plagosurit me armë zjarri në Skenderaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton teve1.info

Lajmin për teve1.info e konfirmoi drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se për shkak të lëndimeve të rënda, pacientit i është amputuar një pjesë e këmbës së djathtë.

“Është një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri, është sjellë nga spitali regjional i Mitrovicës pas lëndimeve me armë zjarri. Pas ekzaminimeve në qendrën emergjencë është sjellë për intervenim kirurgjik i cili është kry në orët e hershme të mëngjesit. Pacienti ka lëndime shumë serioze dhe të rënda në regjionin e nëngjurit të këmbës së djathtë, lëndime të cilat është tentu të riparohen përmes intervenimit kirurgjik, fatkeqësisht është e vërtetë që ka humb pjesën e shputës dhe një pjesë të nëngjurit të këmbës së djathtë. Pacienti vazhdon trajtimin mjekësor në mjekimin intensiv. Lëndimi është shumë serioz me implikime dhe në sisteme tjera të organeve. Ne jemi në fazën kur jemi duke tentuar të stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tij”, ka deklaruar Uka.

Related posts

Ministrat e jashtëm të G7-tës apelojnë për “veprim urgjent” për të adresuar krizën humanitare në Gaza

rezart morina

Michel: Sulmet me raketa në Kiev janë ‘krime lufte’

admin

Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 49 mijë ushtarë rusë në luftë

admin