RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama: Hyrja në Fan Zone ka qenë falas

rama:-hyrja-ne-fan-zone-ka-qene-falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi që asamblisti i partisë së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arianit Beqiri, u arrestua pasi, siç tha ai, protestoi kundër pagesës për të parë ndeshjen e Kampionatit Evropian në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Rama ka thënë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se aktakuzat për një hyrje me pagesë, janë të pasakta.

“Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”. Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit”, ka reaguar Rama në Facebook.

Derisa, i pari i Prishtinës shtoi se këto aktakuza paraqesin një përpjekje të denziformimit të qëllimshëm për opinionin publik, siç tha ai për të dëmtuar imazhin e tij dhe Komunën.

Related posts

UNICEF: Numri i fëmijëve të zhvendosur në botë ka arritur në 43,3 milionë

admin

Stoltenberg: Pa NATO-n Evropa mbetet jo e sigurt

admin

Rusët votojnë në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale

admin