RTV AHIRETI
Lajme

Kryeparlamentarja sllovene viziton Kosovën

kryeparlamentarja-sllovene-viziton-kosoven

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka shprehur përkushtimin e Sllovenisë për stabilitetin e Kosovës dhe ka theksuar mbështetjen në perspektivën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Pas takimit zyrtar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, ajo në konferencë për medie e ka vlerësuar takimin si miqësor, duke theksuar dëshirën për të thelluar bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat, me fokus të veçantë në ekonominë dhe përvojën e Sllovenisë në procesin e integrimit evropian.

“Ambicia jonë është të ndajmë praktikat e mira dhe përvojën tonë me BE-në për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Ne mbështesim qartë perspektivën integruese të Kosovës dhe besojmë se dialogu me Serbinë është rruga e vetme përpara drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ajo.

Ajo gjithashtu ka theksuar se përmbushja e marrëveshjeve si pjesë e dialogut është kyçe për suksesin e Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe afirmoi përkushtimin e Sllovenisë për të qenë një partner i rëndësishëm në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, përfshirë angazhimin e tyre në KFOR.

The post Kryeparlamentarja sllovene viziton Kosovën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Afrika e Jugut dënon standardet e dyfishta selektive për shkeljet e të drejtave të njeriut ​

admin6

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë ngritje të pagave

rezart morina

Afganistan, administrata e përkohshme talebane nënshkruan kontrata minerare prej 6.5 miliardë dollarë

admin