RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia e shqetësuar nga plani i Iz’raelit për zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor

japonia-e-shqetesuar-nga-plani-i-iz’raelit-per-zgjerimin-e-vendbanimeve-ne-bregun-perendimor

Qeveria e Japonisë tha se është e shqetësuar për planin e qeverisë izraelite për të zgjeruar vendbanimet që ka uzurpuar në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Japonisë, u paraqit reagim ndaj planit për legalizimin e 5 vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku jetojnë hebrenjtë që kanë uzurpuar tokat palestineze.

Në deklaratën ku shprehet shqetësimi për planin e zgjerimit, theksohet se aktivitetet e vendbanimeve të Izraelit shkelin ligjin ndërkombëtar dhe dobësojnë zbatueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete.

“Qeveria japoneze i bën thirrje fuqimisht qeverisë izraelite që të tërheqë vendimin në fjalë dhe të ngrijë plotësisht aktivitetet e vendbanimeve”, thuhet në deklaratë.

Ka shqetësime serioze për “aktet e dhunshme në rritje të kolonëve ekstremistë” kundër palestinezëve në rajon dhe se Japonia i dënon këto akte dhune, thuhet më tej.

Në deklaratën ku Izraelit i bëhet thirrje që të marrë masat e duhura për të parandaluar dhunën nga kolonët ekstremistë, vihet në dukje se “Japonia duke marrë parasysh situatën kritike humanitare në Gaza thekson se duhet të shmangen veprimet që do të përshkallëzojnë tensionet, përfshirë Bregun Perëndimor”.

Tokat palestineze uzurpohen nga 451 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Më 28 qershor, me kërkesë të ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotrich, Kabineti i Sigurisë së Izraelit miratoi legalizimin e 5 vendbanimeve të paligjshme në “Zonën B” të Bregut Perëndimor.

Related posts

Osmani: Jemi duke kërkuar modalitetet për t’iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit

admin

Shefi i OBSH-së thotë se është nisur për në Siri

rezart morina

Putin: Rusia po përparon në drejtim të bastionit të Ukrainës në qytetin Siversk

admin