RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pahor: Mund të jem “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi

pahor:-mund-te-jem-“ndryshues-i-lojes”-ne-dialogun-kosove-–-serbi

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se mund ta ndryshojë “lojën” në dialogun Kosovë – Serbi në qoftë se do të zgjidhej nga BE si emisar i posaçëm.

Pahor ishte një prej kandidatëve të përmendur për zëvendësimin e Miroslav Lajçakut si i dërguar i BE-së për dialogun.

Por, Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi t’ia zgjasë mandatin Lajçakut deri në janar të vitit 2025.

Pahor në një intervistë për mediumin slloven “N1” ka deklaruar se nuk e ka të qartë se çka ndodhi në Bruksel kur u vendos t’i zgjatej mandati Lajçakut.

“Në mars, u ftova në Bruksel nga i dërguari i posaçëm, Miroslav Lajçak, i cili më pyeti nëse do të isha i gatshëm të konsideroja vazhdimin e punës së tij nëse do të më jepej mandati i Këshillit të BE-së. Mora pak pushim. Edhe atëherë isha i vetëdijshëm për të gjitha grackat që e presin atë që merr përsipër këtë detyrë, por vendosa ta bëj. E dija se nuk do të funksiononte pa mbështetjen e aktorëve kryesorë në politikën sllovene. E mora mbështetjen, për të cilën i jam mirënjohës. Por më pas diçka ndryshoi në Bruksel. Nuk i di të gjitha arsyet pse. Procesi i përzgjedhjes nuk përfundoi në maj, siç u tha fillimisht, por Këshilli i BE-së vendosi në qershor ta zgjasë mandatin e Lajçakut për gjysmë viti, pra deri më 31 janar”, deklaroi Pahor.

Politikani slloven ka theksuar se është ende i gatshëm të marrë këtë pozicion./

Related posts

Kate Middleton shfaqet në publik krah princit William, u jep fund spekulimeve dhe teorive konspirative për shëndetin e saj

admin

Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet liderja më e re e Tajlandës

admin

U inaugurua programi për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e hurmave në Kosovë

rezart morina