RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëSport

Ndalimi politikisht i motivuar i UEFA-s ndaj Demiralit tërheq shumë kritika

ndalimi-politikisht-i-motivuar-i-uefa-s-ndaj-demiralit-terheq-shume-kritika

Turqia ka shprehur keqardhje të thellë për vendimin e UEFA-s për të pezulluar lojtarin e kombëtares Merih Demiral, pas një incidenti në një ndeshje të fundit.

UEFA e ka përjashtuar me dy ndeshje futbollistin turk Merih Demiral për shkak të gjestit “Ujku Gri” teksa festonte një gol në EURO 2024 në ndeshjen me Austrinë të martën.

“Ky vendim ka shkaktuar zhgënjim të thellë te qytetarët tanë, si brenda, ashtu edhe jashtë Turqisë, si dhe ka përforcuar perceptimin se sjellja paragjykuese ndaj të huajve është gjithnjë e më e përhapur në disa vende evropiane”, deklaroi ministria të premten.

Ministria shtoi se ngjarjet sportive ndërkombëtare janë krijuar për t’i afruar shoqëritë dhe vendet.

Cevdet Yilmaz, Zëvendës President i Turqisë, ka shprehur gjithashtu mosmiratimin e tij për ndalimin e UEFA-s, duke kërkuar rishikimin e vendimit, si dhe duke theksuar nevojën për drejtësi dhe mirëkuptim në sport.

Yilmaz tha në një postim në X të premten se “Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar lojtarin tonë kombëtar Merih Demiral për dy ndeshje është i papranueshëm”. “Ne presim që vendimi të shqyrtohet në mënyrë liberale dhe të drejtë, dhe dosja e mbrojtjes të shqyrtohet seriozisht”, tha zëvëndës presidenti turk.

“Emocionet dhe bukuria e futbollit nuk duhet të errësohen nga vendimet politike”, shtoi Yilmaz.

Nëse vendimi ngelet në fuqi, Demiral do të humbasë ndeshjen çerekfinale kundër Holandës dhe, nëse Turqia kalon, do të humbasë gjysmëfinalen.

Vendimi, i lidhur me veprimet e Demiralit gjatë ndeshjes së fazës së 16-të të EURO 2024 kundër Austrisë, ka tërhequr shumë kritika. Federata Turke e Futbollit (TFF) po punon në përgatitjen e një ankese kundër vendimit.

Related posts

Pas reagimeve të shumta për të dhëna të pasakta, hiqet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Kushtrim Guraj

Donald Trump fiton mandatin e dytë apo një presidente e parë grua në Amerikë? Sondazhet zgjedhore në SHBA, kush po e udhëheq garën

admin

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Irfan Jahiu