RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli vr’et 55 pa’lestinezë të tjerë në Ga’za, numri total tejkalon 38.100

iz’raeli-vr’et-55-pa’lestineze-te-tjere-ne-ga’za,-numri-total-tejkalon-38.100

Të paktën 38,153 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i personave të plagosur nga sulmet izraelite po ashtu është rritur në mbi 87.828.

“Sulmet izraelite vranë 55 persona dhe plagosën 123 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, theksoi ministria palestineze.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Pothuajse nëntë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës mbeten nën rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin në qytetin Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Policia gjen mbi 6 mijë fishekë në veturën e një serbi në veri

admin

Në Stamboll shfaqet premiera e dokumentarit “Spitali Al-Shifa – 14 ditët e tmerrit”

rezart morina

OKB: Mbi 300 mijë persona u larguan nga Sudani për shkak të përleshjeve

rezart morina