RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia ndalon edhe tre persona të tjerë për shpërndarjen e posterëve me figurën e terroristit të vrarë në Banjskë

policia-ndalon-edhe-tre-persona-te-tjere-per-shperndarjen-e-postereve-me-figuren-e-terroristit-te-vrare-ne-banjske

Përveç një personi që u arrestua pak më parë, tashmë Policia e Kosovës ka identifikuar edhe katër persona të tjerë të mitur që janë hasur duke vendosur disa pamflete, ndër to disa me figurë të terroristit serb që u vra në Banjskë të Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se nga tre personat që janë intervistuar janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën “Nxitjes së urrejtjes”.

Elshsani njoftoi se njësitë policore janë duke punuar që të intervistohet edhe personi i pestë lidhur me këtë rast.

“Përpos personit të parë që është arrestuar, 3 të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Elshani.

Ndërkohë, aksionet janë realizuar në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok.

Gjatë aksionit, njësitë policore kanë konfiskuar rreth 15000 stikera.

Related posts

Haradinaj për letrën e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Veprim për shkak të gabimeve të Kurtit

RTI

Francë, mbahet protestë kundër racizmit

admin

Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi – VIDEO

rezart morina