RTV AHIRETI
Lajme

Osmani udhëton për në Uashington me ftesë të Blinken-it

osmani-udheton-per-ne-uashington-me-ftese-te-blinken-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani do të jetë në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

Duke vlerësuar ftesën e sekretarit Blinken, presidentja Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në aktivitete të tilla është e një rëndësie të veçantë, meqë është hera e parë që Kosova përfshihet në ngjarje në kuadër të samitit të NATO-s.

Gjatë qëndrimit në Washington D.C., presidentja Osmani do të zhvillojë edhe aktivitete e takime të tjera ku do të diskutohet forcimi i bashkëpunimit me qëllim të kontributit për paqe dhe siguri në rajonin tonë e më gjerë.

Samiti i NATO-s në Washington D.C., shërben si një platformë për shtetet anëtare dhe shtetet partnere që të bashkëpunojnë në çështjet urgjente të sigurisë globale dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për një të ardhme më të sigurt.

The post Osmani udhëton për në Uashington me ftesë të Blinken-it first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shkollat në Tajvan po trajnojnë nxënësit për armët

rezart morina

Anglia nën “alarm të verdhë” pasi temperaturat do të arrijnë 32 gradë Celsius

rezart morina

Kryeministri belg viziton qendrën e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi

admin