RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hez’bollahu do të ndal zjarrin kundër Iz’raelit nëse arrihet marrëveshja për Ga’zën

hez’bollahu-do-te-ndal-zjarrin-kunder-iz’raelit-nese-arrihet-marreveshja-per-ga’zen

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka deklaruar se grupi Hezbollah do të ndal zjarrin kundër Izraelit nëse arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Kushdo që na kërcënon me një pushtim, duhet të shikojë se çfarë po ndodh në Rafah, ku ata kanë dështuar të arrijnë fitoren”, tha Nasrallah në një fjalim televiziv.

Të martën, ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz, kërcënoi me luftë Hezbollahun nëse grupi nuk tërhiqet përtej lumit Litani në Libanin jugor.

Lumi është disa kilometra larg kufirit dhe është përcaktuar në rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund një lufte me Izraelin në vitin 2006.

“Shtyrja e Hezbollahut tetë ose dhjetë kilometra larg kufirit, siç pretendon pushtimi (Izraeli), nuk do ta zgjidhë problemin e tij”, tha Nasrallah.

Shefi i Hezbollahut paralajmëroi se nëse Izraeli vendos të sulmojë Libanin jugor pas arritjes së armëpushimit në Gaza, “do ta mbrojmë Libanin dhe nuk do ta tolerojmë pushtimin”.

Nasrallah theksoi se grupi i tij do të ndal zjarrin “pa diskutim” nëse arrihet një marrëveshje e mundshme në Gaza.

“Hamasi përfaqëson aksin e rezistencës në negociata dhe çfarëdo që ata pranojnë, ne të gjithë e pranojmë sepse ata koordinohen me fraksionet palestineze”, shtoi ai.

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare midis dy palëve.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e një ofensive vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë rreth 38.300 palestinezë që nga tetori i kaluar pas një sulmi të Hamasit.

Related posts

Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

admin

Zbulohet pasuria e mbretit Karl III, i kalon 2 miliardë euro

rezart morina

Ligjvënësja amerikane Ilhan Omar reagon për vrasjen e robërve nga Izraeli

admin6