RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Macron u kërkon partive të mëdha të formojnë koalicionin pas zgjedhjeve të parakohshme

presidenti-macron-u-kerkon-partive-te-medha-te-formojne-koalicionin-pas-zgjedhjeve-te-parakohshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka kërkuar partive të mëdha politike të formojnë një koalicion pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të javës së kaluar, në të cilat asnjëra palë nuk siguroi një shumicë të plotë, transmeton Anadolu.

Macron aktualisht ndodhet në Washington ku po merr pjesë në samitin e NATO-s. në një letër të publikuar nga disa media franceze, ai tha se zgjedhjet i detyrojnë “forcat republikane” të formojnë një koalicion qeverisës.

Presidenti francez u kërkoi forcave politike “të angazhohen në një dialog të sinqertë dhe besnik për të ndërtuar një shumicë solide, domosdoshmërisht plurale”.

Macron tha se vetëm atëherë do të caktonte një kryeministër të ri, gjë që kërkon t’u jepet “pak kohë forcave politike për të ndërtuar kompromise me qetësi dhe respekt të ndërsjellë”. Ai theksoi se qeveria në largim do të vazhdojë funksionet e saj deri atëherë.

Të hënën, presidenti francez refuzoi dorëheqjen e kryeministrit në largim, Gabriel Attal dhe i kërkoi atij të “qëndrojë për momentin” derisa të sigurohet stabiliteti në vend, një veprim i kritikuar nga partitë e krahut të majtë, të cilat fituan më shumë vende në zgjedhje.

Asnjë nga tre blloqet kryesore, e djathta ekstreme, ajo centriste dhe e majta, nuk siguruan një shumicë absolute për të qeverisur vendin në raundin e parë më 30 qershor dhe të dytin më 7 korrik.

Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë (NFP) fitoi 182 ulëse në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse, ndërsa një shumicë kërkon 289 ulëse.

Jean-Luc Melenchon, lideri i partisë Franca e Papërkulur, ka bërë thirrje që NFP-së t’i jepet mundësia të emërojë kryeministrin e saj. Aleanca e majtë po punon për emrat e kryeministrit, por ende nuk ka rënë dakord për zgjedhjen.

Aleanca centriste Së Bashku për Republikën, e mbështetur nga presidenti Macron, përfundoi e dyta me mbi 160 ulëse, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar (RN) e Marine Le Pen mori mbi 140 ulëse.

Related posts

Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

admin

G7 synon të përdorë paratë e ngrira ruse në ndihmë të Ukrainës “së shkatërruar”

admin

Po i afrohet Floridës! Publikohen imazhet satelitore të NASA-s që tregojnë uraganin shkatërrues ‘Milton’ duke kaluar mbi Gjirin e Meksikës

admin