RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biznesmeni sirian vr’itet nga një sulm iz’raelit me dron

biznesmeni-sirian-vr’itet-nga-nje-sulm-iz’raelit-me-dron

Një biznesmen sirian pro regjimit u vra në një sulm izraelit në makinën e tij pranë kufirit siriano-libanez sot në mbrëmje, raportojnë mediat libaneze, transmeton Anadolu.

Një dron synoi makinën e Baraa Katerjit në qytetin sirian Saboura pranë kufirit me Libanin, njoftoi televizioni Al-Mayadeen. Në sulm janë vrarë biznesmeni dhe truproja e tij.

Katerji dhe vëllai i tij Husam kishin lidhje të ngushta me regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad. Sipas Thesarit të SHBA-së, ata ishin nën sanksionet e SHBA-së për lehtësimin e dërgesave të karburantit për regjimin sirian.

Katerji dhe vëllai i tij kanë ndërtuar perandori biznesi të lidhur me naftën, logjistikën, transportin dhe ndërtimin.

Related posts

Kosovë, Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Sot mbyllet afati i aplikimit për akreditim i vëzhguesve dhe mediave

admin

Mbi 1.800 fabrika të shkatërruara nga forcat paraushtarake të RSF-së në Khartum

admin

Kryeprokurori i GJNP-së, Khan mohon akuzat për sjellje të pahijshme: Jam i pafajshëm

Irfan Jahiu