RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Donald Trump nominohet zyrtarisht si kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale

donald-trump-nominohet-zyrtarisht-si-kandidati-republikan-per-zgjedhjet-presidenciale

Partia Republikane sot nominoi zyrtarisht ish-presidentin Donald Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA, vetëm dy ditë pasi ai i mbijetoi një atentati në shtetin e Pensilvanisë, transmeton Anadolu.

Trump thuhet se kaloi një prag kyç gjatë numërimit procedural të delegatëve republikanë sot pasdite, gjatë Konventës Kombëtare Republikane katërditore, duke e bërë atë kandidatin zyrtar.

Vetëm pak çaste më parë, Trump njoftoi se senatori i Ohajos, JD Vance, do të jetë kandidati i tij për nënpresident në zgjedhjet e nëntorit.

“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance i Shtetit të Madh të Ohajos”, tha Trump në uebsajtin e tij “Truth Social”.

 

Related posts

Arrestohet një person për pjesëmarrje në trazirat në veri

admin

Kina kërkon nga SHBA lirimin “e menjëhershëm” të Maduros dhe një zgjidhje përmes negociatave

Muhamet Ramadani

Përfshihet nga zjarri kampi për të pastrehët në Kongo, vdesin 7 fëmijë – VIDEO

Muhamet Ramadani