RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në New York

ministri-i-jashtem-rus-mberrin-ne-new-york

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov mbërriti sot në New York për të marrë pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 16 dhe 17 korrik gjatë presidencës ruse, e cila filloi më 1 korrik, transmeton Anadolu.

“Delegacioni i Sergey Lavrovit ka mbërritur në New York për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nën presidencën ruse”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova në Telegram.

Më vonë sot, Lavrov do të kryesojë një debat në nivel ministror të titulluar “Bashkëpunimi shumëpalësh për formimin e një rendi botëror më të drejtë, demokratik dhe të qëndrueshëm”.

Të mërkurën, ai do të drejtojë një takim ministror mbi situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze, sipas një deklarate tjetër nga Ministria e Jashtme.

Ministri i Jashtëm do të angazhohet gjithashtu në një sërë takimesh dypalëshe për të diskutuar mbi çështje ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë Lindjen e Mesme dhe situatën në Gaza, krizën e Ukrainës dhe përpjekjet për të mbrojtur Kartën e OKB-së.

Related posts

Shpërthim në veri të Mitrovicës, dëmtohen xhamat e një banese dhe një veture

rezart morina

Rusia u bën thirrje Izraelit dhe Palestinës që të përmbahen nga “hapat konfrontues”

admin

Kurteshi: Kishte urdhër politik nga maja e shtetit për vrasjen e Deharit

admin