Një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi” të martën në mbrëmje.
Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për teve1.info ka thënë se në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 20:40 minuta janë përfshirë tri vetura.
Rreth orës 20:40 , policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën”, ka thënë ai.
Krasniqi ka bërë të ditur se në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje.