RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Humbin jetёn dy persona si pasojё e kontaktit me rrymën

humbin-jetёn-dy-persona-si-pasojё-e-kontaktit-me-rrymen

Stacioni Policor nё Deçan me datёn 28.06.2026, rreth orёs 20:40, ёshtё njoftuar nga QKMF-Deçan, se janё pranuar dy persona tё cilёt dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё.

Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se deri sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave.

Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente.

Related posts

Shifra alarmante, dy të vdekur dhe 1,793 raste të reja me coronavirus

admin

Parlamenti i Izraelit miraton projektligjin që ndalon ngritjen e flamurit palestinez

Muhamet Ramadani

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

RTI