Në Loznicë të Serbisë është vrarë një polic e një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të së enjtes.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizi– i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.
Daçiq, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli,e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.
Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe polici Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.
Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.
The post Vritet një polic në Serbi, i dyshuar shtetasi kosovar Artan Hajrizi first appeared on Radio Televizioni Iliria.