RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve

rmv:-mickoski-takohet-me-vuciqin:-te-thellojme-edhe-me-shume-bashkepunimin-mes-dyja-vendeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në Londër është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Takim miqësor me Aleksandar Vuçiqin, president të Serbisë në Londër në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Marrëdhëniet ndërfqinjësore janë faktor kyç për prosperitet dhe zhvillim të vendeve të Ballkanit dhe në këtë kontekst jemi dakorduar periudhën e ardhshme që vazhdojmë me komunikimin e mirë mes dy vendeve. Ekonomia dhe shkëmbimi tregtar, si dhe thellimi i lidhjes infrastrukturore mes Maqedonisë dhe Serbisë duhet të jenë faktor i rëndësishëm drejt zhvillimit të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Mickoskit, përcjell SHENJA.

Related posts

Sulm ‘masiv’ gjatë natës në Kryvyi Rih

rezart morina

Zbulohet një tunel sekret nën një sinagogë në New York

admin6

Begaj: Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare

RTI