RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një person në Leposaviq, gërmoi me ekskavator pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës

arrestohet-nje-person-ne-leposaviq,-germoi-me-ekskavator-pa-pelqimin-e-institucioneve-te-kosoves

Është arrestuar një person në Leposaviq, pasi që i njëjti kishte gërmuar me ekskavator një sipërfaqe afër rrugës pa pëlqimin nga institucionet e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 20 korrik, ku nga i dyshuari është sekuestruar ekskavatori, raporton teve1.info

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Leposaviq 20-22.07.2024 – 08:00 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte gërmuar me ekskavator një sipërfaqe afër rrugës pa pasur pëlqimin nga institucionet e Kosovës. Nga i dyshuari është sekuestruar një ekskavator. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Related posts

Identifikohet “heroi” i Bondi Beach: Ahmed al Ahmed çarmatosi sulmuesin

Muhamet Ramadani

Osmani: Meja, dëshmi e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm për vrasjen kolektive të një populli

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Turqi, nxënësi i mitur plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë, pamjet e sulmit

admin