RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Do të vazhdoj të punoj për t’i dhënë fund lu’ftës në Ga’za

biden:-do-te-vazhdoj-te-punoj-per-t’i-dhene-fund-lu’ftes-ne-ga’za

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden premtoi se “do të vazhdojë të punojë ngushtë me izraelitët dhe palestinezët për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës”, transmeton Anadolu.

Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale dhe në vend të tij e emëroi Kamala Harrisin, mori pjesë me telefon në takimin zgjedhor të mbajtur nga Harris në Delaware.

Duke përsëritur mbështetjen e tij për Harrisin, Biden foli edhe për situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe Gaza.

“Do të vazhdoj të punoj ngushtë me izraelitët dhe palestinezët se si mund t’i japim fund luftës në Gaza, të arrijmë paqen në Lindjen e Mesme dhe të sigurojmë që të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi”, tha Biden.

Mediat izraelite dhe amerikane raportuan se ende është e paqartë nëse Bideni, i cili është i infektuar me COVID-19, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili erdh në Washington.

Related posts

Kanadasë i kërkohet të sjellë më shumë afganë që përballen me rrezikun e vdekjes nga talebanët

admin

Të paktën 250 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në Gaza

admin

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë/ Albulena Haxhiu: Nuk mund të ketë seancë nëse nuk ka dy kandidatë!

admin