RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, vullkani Etna vazhdon të hedh llavë dhe hi

itali,-vullkani-etna-vazhdon-te-hedh-llave-dhe-hi

Vullkani aktiv në jug të Italisë, Etna, ka hedhur sërish llavë dhe hi, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, vullkani në malin Etna, i cili ka një lartësi prej rreth 3.300 metrash në ishullin e Siçilisë, ka vazhduar të hedhë llavë dhe hi.

Në deklaratën e kompanisë që operon me aeroportin e Katanias thuhet se fluturimet janë pezulluar përkohësisht për shkak të resë së formuar nga hiri i përhapur në atmosferë pas shpërthimit.

Disa pasagjerë janë drejtuar në aeroporte të ndryshme që ndodhen afër, thuhet më tej.

Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) njoftoi se hiri i hedhur nga Etna ka arritur një lartësi prej rreth 8 kilometrash.

Aktiviteti vullkanik është regjistruar në intervale të shpeshta që nga fillimi i korrikut në malin Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale. Pasi vullkani filloi të nxjerrë hi dhe llavë të fuqishme në dhjetor 2023, ishte pasiv deri në korrik të këtij viti.

Related posts

Forcat izraelite për nëntë javë kufizojnë faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

admin6

Osmani takohet me liderë botërorë në Samitin e Frankofonisë

admin

Nagavci thotë se do të marrë masa për rastin e rrahjes së fëmijës në çerdhe

admin